Protesta e 42-të e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka nisur para bashkisë së Tiranës. Ashtu si në protestat e mëparshme, qyetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj pas zbardhjes së dosjes “5D”.

Prej disa javësh protestat janë zhvilluar paqësisht, ku nuk ka pasur përplasje mes policisë të bërë gardh para bashkisë dhe protestuesve. 

Ndërkohë në tubimin e fundit ka pasur edhe procedime penale për shtatë persona. Sipas policisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds