Vazhdojnë protestat e të martave nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Tensionet shoqëruan protestën e sotme. Protestuesit kanë hedhur vezë, fruta perime dhe u kanë vënë flakën disa gomave të vjetra që kishin vendosur para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte. Po ashtu është tentuar të hidhet edhe molotov, por policia krijoi kordon para godinës për të shmangur incidente të tjera duke hedhur gaz dhe tymuese drejt protestuesve.
Protesta e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës u mbyll pas një orë e gjysmë me thirrjet për lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Opozita lajmëroi se protesta e radhës nuk do jetë të martën e ardhshme, por të hënën e 10 qershorit në orën 11.00.
Protesta do mbahet të hënën pasi të martën do jetë gjyqi për vulën e PD në Gjykatën e Apelit.