Promovimi i librit monografi për jetën dhe veprimtarinë e patriotit Shaban Blloshmit, me titull “Djalit i puth sytë për lirinë e gjuhës shqipe”, fragment nga letra dërguar Gjergj Qiriazit në Manastir më 1908 me autor pedagogun e njohur Prof.Dr. Bardhyl Musai u zhvillua në shtëpinë nuze të Kongresit të Lushnjës. Profesor Musai është një nga ekspertët më të mirë të arsimit në Shqipëri, vendlindja e të cilit është qyteti i Lushnjës.
Të pranishëm ishin autori Prof.Dr. Bardhyl Musai, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Doktor I shkencave Niko Ferro, historian, shkrimtarë dhe qytetarë lushnjarë dhe jo vetëm.
Zoti Ferro prezantoi librin kushtuar Shaban Blloshmit i cili ka qënë delegat në Kongresin e Lushnjës dhe autorin, Profesor Musain.
Prof.Dr. Bardhyl Musai tha se me këtë libër ai vuri në vend padrejtësinë që I është bërë figurës së Shaban Blloshmit nga historianët.
Ishte kënaqësi pranimi i ftesës për promovimin e librit, tha Kryetarja Sefa
Diskutimet për librin “Djalit i puth sytë për lirinë e gjuhës shqipe” vazhduan nga të pranishmit.