Nxënësit e klasës së 4 të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” nën kujdesin e mësueses së tyre,Hadije Hoxha.
organizuan një orë mësimi praktike të terren dhe konkretisht ne serën e luleve.
Tema e projektit ishte “Mbill një pemë, shto një jetë”
Ashtu sic duken edhe nga veshja, në bluzën e bardhë të cdo nxënësi lexohet mbishkrimi që në fakt është edhe tema e projektit: “Mbill një pemë,shto një jetë”.
Mësuesja i ka orientuar paraprakiisht të gjithë fëmijët që të gjejnë një thënie për lulet e pemët dhe rëndësinë e tyre dhe këtë ta prezantojnë përmendësh e ta komentojnë përpara të tjerëve, duke nxjerrë kështu edhe mesazhin që zbulohet pas këtyre thënieve të shkencëtarëve të mëdhenj.
Një gjë e tillë ka të bëjë me aspektin edukativ që përcjell tema e mësimit.
Për realizimin sa më mirë të orës së mësimit, mësuesja ka bashkëpunuar me rritësit e luleve dhe nxënësit panë nga afër llojshmërinë e luleve e bimëve të ndryshme që rriteshin në serë dhe morën një informacion më të hollësishëm për mirërritjen e tyre, shërbimet që kërkon bima dhe vlerat jetike që ka procesi i fotosintezës në jetën njerëzore, sepse pa oksigjen, nuk ka jetë.
është mjaft pozitive që nxënësit dinin të shpjegonin bindshëm ngjashmërinë dhe funksionin jetik të bimëve, me mirërritjen dhe edukimin e vet fëmijëve për të patur një jetë të shëndetshme dhe produktive për familjen dhe shoqërinë.
