TIRANË – Deputetja e PD Merita Bakiu, në fjalën e saj përpara mediave deklaroi se 85 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Bakiu theksoi se qeveria shqiptare nuk shqetësohet për problemet e qytetarëve. “I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës”, tha Bakiu.

Pjesë nga fjala e deputetes demokrate Merita Bakiu:

80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS.

Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 85 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds