Projekt-ligji i ri për gjuetinë ka mbledhur sot në një takim në ambjentet e parkut kombëtar Divjakë – Karavasta përfaqësues të administratës së zonave të mbrojtura qarkut Fier, inspektorati kombëtar mjedisor, përfaqësues të bashkisë Divjakë, përfaqësues të komisariatit të policisë Divjakë, shoqata mjedisore të zonës,përfaqësues të shoqatës së gjuetarëve specialistë e të ftuar të tjerë.

Takimi është thirrur nga shoqatat e ornitologëve shqiptarë për të thithur mendime në lidhje me ndryshimet që ka projektligji i krahasuar me ligjin ekzistues. Synimi i këtij aktiviteti është debatimi i të gjitha neneve dhe kapitujve të cilët janë përqasur me legjislacionin europian të cilat do të marrin formë ligjore që të jenë funksionale gushtin e ardhshëm kur edhe hyn në fuqi ligji i ri për gjuetinë në republikën e Shqipërisë.

Nenet më të debatueshme nga pjesëmarrësit ishin ato që kalojnë administrimin e zonave në varësi të pushtetit vendor, marrja e licencave kolektive si dhe përcaktimi i llojeve të specieve që dë të lejohen për gjueti.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds