Në Divjakë me qindra hektar toka janë të mbjell me shalqi qe po del ne treg. Por për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë. Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek, çmim i cili nuk  justifikon aspak shpenzimet. Fermerët thonë se cmimi duhet të ishte të paktën 30 lekë.

Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi që shkon në vendet be rajonit dhe në ato evropiane. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim, pasi prodhimi do jetë më i lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds