Kultivuesit e vreshtarisë prej disa vitesh janë orientuar drejt alternativave të reja teknologjike që çojnë në rritjen e të ardhurave. Kultivimi i rrushit në sera, kryesisht varieteteve për tavolinë janë mjaft të kërkuara nga tregu evropian. Epërsitë e kësaj teknologjie janë hershmëria që do të thotë çmim më i lartë, prekja më pak nga dëmtuesit dhe sëmundjet që çon në uljen e shpenzimeve dhe ruajtja nga fatkeqësitë natyrore si nqricat, breshëri e të tjera.
Mirjan Sulo prej tre vitesh kultivon rrush në ambjente të mbrojtura. Përveç përparësive që kjo metodë, Sulo ka rezerva jo vetëm për institucionet shtetërore bujqësore, por edhe për kompanitë e sigurimeve të cilat nuk njohin fatkeqësitë natyrore që janë më evidente.
Në punën e tyre kultivuesit e vreshtarisë ndihmohen edhe nga specialistët e fushës, jo vetëm për asistencë teknike, por edhe për kryerjen e analizave fushore për përqindjen e sheqerit dhe normën e nitriteve apo dhe pesticideve.