Rikthehet sistemi i DPSHTRR pas disa orëve bllokim. Puna u ndërpre pas një defekti të jashtëm në transformatorin e energjisë elektrike.

Mësohet se problemi me sistemin ka ndodhur në Prezë e Nisharak, ku si pasojë u paralizua puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik.

Por pas punës së ekspertëve, defekti u rregullua dhe puna ka rifilluar. Për shkak të bllokimit u krijua radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds