Pritet për arsye sigurie, pema e thatë në mes të lulishtes në qëndër të qytetit. Punonjësit e ndërmarrjes së pastrim- gjelbërimit, kanë prerë mëngjesin e kësaj të Marte, një pemë në lulishte. Pema,një gështenjë e egër, shumëvjeçare, kishte kohë që ishte tharë. Por nisur dhe nga ndryshimet drastike të motit me erë të fortë dhe reshjeve të pasdites së të hënës, sot mëngjes disa punonjës janë marrë me prerjen dhe sistemimin e druve të pemës. Në një vend ku kalimtarët kalojnë në çdo kohë e jo vetëm,pasi ambjentet shlodhëse përdoren dhe nga moshat e treta dhe shumë qytetarë ishte domosdoshmëri që të eleminohej kjo pemë e tharë. Ndoshta do të duhet të vendosen në vend të saj disa pemë të tjera për të krijuar hije për ambjentet e lulishtes.