Skuadra e futbollit të Lushnjës ka në drejtim prej ditës së sotme një emër të ri, ndryshe nga sezoni i kaluar, por jo i panjohur për skuadrën e verdhëjeshilëve
Gugash Magani, do të drejtojë këtë skuadër në sezonin e ri futbollistik 2023-2024 me mundësi shtesë njëvjeçare.
Para mbylljes së një sezoni të dështuar ku mezi u arrit qendrimi në kategorinë e parë sot në ambientet e stadiumit Roza Haxhiu tekniku i ri Magani është prezantuar nga presidentja e klubit te futbollit “Lushnja” njëkohesisht kryetarja e bashkise zonja Eriselda Sefa.
Në takimin e mbajtur u bisedua dhe me pjesën tjetër të stafit dhe futbollistët në lidhje me këtë prezantim. Gugash Magani i pyetur për syninet e tij është shprehur se nuk do të jetë më qendrimi në kategorinë e parë por ngjitja në superligë
Skuadra e futbollit të Lushnjës prej tre vitesh lufton për mbijetesë ndonënse financimi nga ana e bashkisë arrin deri në 500 milionë lekë të vjetra.