Jetimët shqiptarë janë kontigjenti social më i braktisur në këto tre dekada.
Kjo ishte deklarata “sos” që ka dhënë nga Fieri Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, Lulzim Resuli, gjatë një aktiviteti organizuar në kuadër të “Ditës Kombëtare të Jetimëve”.

Resuli është ndalur edhe tek fëmijët që përfitojnë statutusin e jetimit, të cilët nuk gëzojnë të drejtat që iu jep ligji dhe janë të zhveshur nga politikat sociale mbrojtëse dhe mbështetëse për integrimin e tyre. Fëmijët e komunitetit rom pa prindër, janë një tjetër shqetësim, shumica e të cilëve nuk figurojnë në regjistrat e gjendjes civile e rrezikojnë të jenë preh e individëve dhe organizatave kriminale për rrjetet e trafikimit ndërkombëtar.

Sipas kreut të shoqatës së jetimëve ndihma për jetimët shqiptarë ka vite që është minimale dhe fare e pavlefshme duke apeluar për ndryshime urgjente në legjislacionin shqiptar. Gjatë aktivitetit u shpërndanë 700 pako ushqimore me produkte bazike për familjet me fëmijë jetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *