Presidenti i Republikës zoti Bajram Begaj ishte mbrëmjen e djeshme në ambientet e xhamisë së qytetit. Në kë vizitë në Myftininë Lushnje Presidenti  shoqërohej nga Zonja e Parë. Zoti Begaj  u prit nga myftiu i rrethit Lushnjë, Gramoz Blliku, i cili e shoqëroi presidentin  për të parë nga afër ambientet e xhamisë së Lushnjës.  Më pas presidenti Begaj shtroi iftar për besimtarët.

Në fjalën e tij para besimtarëve zoti Begaj tha se ky ishte iftari i parë që ai shtron për këtë vit dhe se ka zgjedhur Lushnjën e Kongresit për këtë.

Myftiu i rrethit Gramos Blliku falenderoi presidentin që shtroi  këtë iftar për besimtarët  dhe se jemi të nderuar që zgjodhe Lushnjën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds