Presidenti i Republikës zoti Bajram Begaj ishte sot në Lushnjë.

Ai u prit nga kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa dhe staFi i saj në sheshin e qytetarëve,  më pas përshkuan sheshin dhe u futën në ambientet e bashkisë.

 Në këtë takim presidenti Begaj shoqërohej nga zonja e parë Armanda begaj. 

Takimi u zhvillua pa praninë e mediave edhe pse një ditë më parë mediat ishin njoftuar nga bashkia për pritjen e presidentit.

Garda e republikës lejoi vetëm dy mediave preferienciale të futen brenda bashkisë, ndësa mediat e tjera përfshi dhe RTV 4+ nuk u lejuan.

Mësohet se më pas presidenti ka shkuar në zonën e Darsisë ku ka qenë në dy fabrika të prodhimit të vajit të ullirit në fshatin Ballagat, dhe tek një serë në fshatin Xibrakë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds