Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, thuhet njoftimin e Presidencës.

Vendimet e Edi Ramës për të ndryshuar drejtimin e shtatë ministrive mbërritën 3 ditë më parë institucionin e Presidencës në pritje të një firme nga Bajram Begaj, i cili ndodhej për vizitë në Kazakistan.

Të hënën, Rama njoftoi ndryshimin e 40% të kabinetit të tij qeveritar, duke lëvizur 7 ministra nga drejtimi i dikastereve përkatëse.

Në mbledhjen e asamblesë së PS-së, Rama bëri publike emrat e rinj që do t’i bashkohen qeverisë.

Përveç largimeve, kryeministri vendosi të shkrijë Ministrinë e Shërbimeve dhe të rikthejë Ministrinë e Pushtetit Vendor që do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ministrat e rinj

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Ervin Mete

Ministër i Punëve të Jashtme – Igli Hasani

Ministër i Arsimit dhe Sportit – Ogerta Manastirliu

Ministër i Bujqësisë – Anila Denaj

Ministër i Shëndetësisë – Albana Koçiu

Ministër Shteti për Sipërmarrjen – Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds