Prej 7 vitesh varrezat e fshatit Belishovë në Mallakastër prishen nga persona ende të paidentifikuar.
Në kohë të ndryshme, fotografitë dhe qivuret, thyhen, ndërsa deri më sot nuk ka asnjë person përgjegjës, edhe pse është bërë denoncim në polici, madje cështja ka kaluar edhe në prokurori.
Banorët tregojnë se deri më tani vetë nuk kanë arritur të gjejnë autorin e këtij akti, ndërsa kërkojnë ndihmë për ndalimin e tij.
Dëmet ekonime në këto varreza janë të mëdha, ndërsa dhimbja shpirtërore është edhe më e thellë.