Policia rrugore e qarkut të Fierit vazhdon kontrollet intensive duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve gjatë rrugës.
Javën që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 176 drejtues.
Janë ndëshkuar 378 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.
324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
19 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
989 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia e rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e automjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *