Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur aplikimet për pranimin në Akademinë e Sigurisë për të gjithë studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë.

 Në njoftim thuhet se janë 100 kuota të lira në disa qytete të vendit dhe mund të aplikojnë të studentët që kanë përfunduar si ciklin e parë, ashtu edhe atë të dytë të studimeve të larta në degët si shkencat jurudike, ekonomike apo kompjuterike. Aplikimet do të hapen në 10 gusht dhe do të mbyllen më 30 gusht ndërkohë të gjithë aplikantët mund të dorëzojnë dosjen e tyre pranë Drejtorisë të Policisë në qytetet ku janë rezidentë.

100 kuotat e pranimit janë ndarë në disa qytete sipas nevojës së policisë, konkretisht 17 kuota në strukturat e Policisë së qarkut Korçë; 5 kuota qarkun Berat; 8 kuota në qarkun Fier; 13 kuota në qarkun Vlorë; 16 kuota në qarkun Gjirokastër, 13 kuota në qarkun Shkodër; 16 kuota në qarkun Kukës dhe 12 kuota në qarkun Dibër. Ndër kushtet për të aplikuar në Akademinë e Sigurisë janë ato të të mosqenit i përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit apo institucione të tjera të sigurisë, teksa renditja e aplikantëve do të bëhet në rangun e qarkut ku kanë aplikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds