Një tjetër superjaht i konsideruar si kryevepër në fushën e prodhimit të jahteve të teknologjisë së fundit, në 5 vitet e fundit, “Podium” nuk i ka rezistuar lehtësirave që ofron Shqipëria për furnizimin me karburant për jahtet dhe anijet turistike në Mesdhe.

I ndërtuar në vitin 2020 në Hollandë, “Podium” është në pronësi të miliarderit amerikan Roger Penske. Ai do të furnizohet me 100 mijë litra naftë kundrejt vlerës 100 lekë për litër.

Turizmi i naftës konsiderohet ndër më të suksesshmit në vend që siguron të ardhura të konsiderueshme për arkën e shtetit. Në fillim të muajit korrik, në Durrës ndaloi dhe një nga jahtet më të gjata e të bukura në botë “Perla e zezë”, që ashtu si shumë jahte të tjera ndalen në Durrës për furnizim e më pas vazhdojnë lundrimin drejt destinacionit të radhës në Mesdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds