Kievi ka thënë se propozimin e Uashingtonit për paqe deri më tani është “plan i dështuar”, duke argumentuar se përpjekjet e Uashingtonit për një armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë nuk janë të mjaftueshme për të “frikësuar” presidentin rus, Vladimir Putin. Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, tha më herët se të dyja palët duhet të bëjnë lëshime nëse shpresojnë të negociojnë një zgjidhje për luftën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, “ka lënë të kuptohet se do të zbusë qëndrimin e tij”, tha Kelogg. “Dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu do të zbusë qëndrimin e tij. Ne do të kemi diskutime me të gjithë në një të ardhme të afërt”, shtoi ai. “Do kjo është e mirë për të dyja palët”. Kellogg  tha se Uashingtoni dëshiron që Ukraina të mbajë zgjedhje, potencialisht në fund të këtij viti, veçanërisht nëse arrihet marrëveshje për ndaljen e luftimeve.

Dmytro Lytvyn, ndihmës i Zelenskit, tha të dielën se “nëse plani i Kelogg është vetëm armëpushim dhe zgjedhje, atëherë ai është një plan i dështuar.Në Ukrainë vazhdon të jetë në fuqi gjendja e luftës dhe vendi nuk ka mbajtur zgjedhje që kur Rusia nisi pushtimin në 2022, diçka që Kellogg tha se lejohet sipas Kushtetutës ukrainase. Putin e ka cilësuar Zelenskin si udhëheqës “jolegjitim”, pasi mandati i tij presidencial zyrtarisht ka skaduar.

 Pas deklaratave të Kellogg, Trump tha se bisedimet me Ukrainën dhe Rusinë po shkojnë “shumë mirë”. “Ne kemi takime dhe bisedime me shumë palë, përfshirë Ukrainën dhe Rusinë.

Mendoj se këto diskutime janë duke shkuar shumë mirë”, tha ai pa përmendur asgjë specifike. Zelenski ka refuzuar çfarëdo marrëveshje që do t’i kërkonte atij të bëjë lëshime territoriale me Rusinë, shtet që kontrollon pjesë të mëdha të juglindjes së Ukrainës dhe Gadishullin e Krimesë. Disa nga territoret, Moska i ka marrë nën kontroll më 2014 para se të niste pushtimin në shkallë të plotë.

Megjithatë, Ukraina ka pësuar humbje të mëdha në fushëbetejë në muajt e fundit, cka ka rritur presionin ndaj Zelenskit që të zbusë qëndrimin sa i përket humbjes së territorit, të paktën përkohësisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds