POGRADEC- Një ditë më parë, disa persona me makina dhe të pajisur me armë i kanë zënë pritë Alted Jolldashit dhe e kanë plagosur atë. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vëllai i të plagosurit, Alted Jolldashit. Ai shprehet se policia në Pogradec mbron Deis Mekon. Sipas vëllait, Deis Meko me persona të tjerë, pajisur me maska e armë e kanë qëlluar edhe më herët vëllanë e tij e efektivët e Pogradecit nuk kanë marrë masa.

Sipas tij, edhe këtë herë, policia ka arrestuar tjetër person për ngjarjen, që siç thotë ai, e përdor Meko. Vëllai i të plagosurit Alted Jolldashit ka hedhur akuza të rënda ndaj Deis Mekos, duke u shprehur se ai drejton një bandë dhe se merret me trafik kokaine, fajde e lojëra fati, në lokalet që ka në pronësi në Pogradec.

“Dje në Pogradec ka ndodhur një ngjarje, ku është plagosur vëllai im, Alted Jolldashi. Krimineli Deis Meko, bashkë me bandën e tij i kanë zënë pritë vëllait tim dhe e kanë plagosur me pistoletë tip TT me 4 plumba, një në gjoks, një në dorë, një në këmbë dhe një në shpatull. Siç duket nga video, krimineli Deis Meko ka qenë me 3 makina dhe vetë i shtati kur ka qëlluar 4 herë me pistoletë dhe ka rrezikuar jetën e dhjetëra fëmijëve, që ishin në ato momente pranë vendngjarjes. Krimineli Deis Meko favorizohet nga inspektorët e policisë, pasi ai iu jep ryshfet atyre. Efektivët e Komisariatit të Pogradeci po e ndihmojnë kriminelin Deis Meko, që ngjarjen ta marrë përsipër një tjetër kriminel, një person me inicialet K.L, 27 vjeç, që Meko e mban për raste si kjo që sapo ndodhi. Krimineli Deis Meko është i implikuar në punë të jashtëligjshme si shitja e kokainës në 4 lokale që i disponon në Pogradec, që i përdor edhe për shpërndarje fajdesh dhe lojëra fati. Çdo gjë mund të verifikohet lehtësisht sapo të jeni në Pogradec dhe të pyesni për këtë person. Kjo, sepse njihet shumë mirë se është kontigjent kriminal. Policia nuk ka marrë masat përpara se të ndodhte ngjarja, pasi përpara 6 muajve vëllain tim e kanë pritur 7 persona me maska e armë dhe ne kemi bërë denoncime e nuk ka ndodhur asgjë. E kanë goditur me leva e armë dhe është shtruar në spital e policia nuk ka marrë askënd në pyetje për këtë ngjarje. I bëj thirrje ministrit dhe mediave, që të vihet në vend drejtësia”, deklaroi vëllai i Alted Jolldashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *