NJOFTIMI
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

????TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

????Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, nëse do te këtë ndryshime oraresh apo ndërprerje te lundrimit do te njoftojmë.

????Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds