Qëndra Shëndetësore verore Darëzezë ka regjistruar në këtë sezon , më qindra raste të pushuesve më problemë shëndetësore.
Pickimet nga peshku harabel dhe insektet, dehidratimi dhe alergjitë, përbëjnë rastet më të shpeshta të pushuesve vendas e të huaj, që frekuentojnë vijën bregdetare të Darëzezës në Fier, ndërsa gjatë fundjavës numri i pacientëve është edhe më i lartë duke arritur deri në 30 vizita ditore. Infermierët e Qëndrës Shëndetësore Sofie Beqaj dhe Esma Driza janë shprehur së fluksi sa vjen dhe shtohet ndërsa pickimi nga peshku harabel shoqërohet më dhimbje të lehta teksa më të prekura janë moshat pediatrike.
Sipas stafit shëndetësor, kujdesi në këto ditë duhet të jetë maksimal dhe po aq vëmendje qytetarët duhet të kenë edhe për tu ruajtur nga temperaturat e larta .
Në plazhin ranor të Darëzezës nuk kanë munguar edhe rastet e infarkteve, ku ditën e djeshme humbi jetën një 55 vjeçar .