Humbja e kontrollit në automjet ka përfunduar me pesë të plagosur. Personat e së njëjtës familje udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Toyota me targa ab 320 BK dhe kanë përfunduar në një parcelë me misër. Fuoristrada ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë derisa në fund ka ndaluar tepër e dëmtuar dhe e deformuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18 në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë. Policia dhe banorët e zonës kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve te cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Policia përveç hetimeve të rrethanave të ngjarjes disiplinoi dhe trafikun e rënduar. Drejtuesi i mjetit ka marrë lendime të lehta ndërsa bashkëshortja dhe tre fëmijët e tyre u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Tre prej tyre janë te moshave 14, 13 dhe 7 vjeç. Bashkëshortja e drejtuesit të mjetit ka pasuar lëndime serioze në kafazin e kraharorit prej përplasjeve. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore te gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Familja udhëtonte drejt Beratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds