Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullishte në Peshtan të Fierit. Zjarri është pikasur fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar menjëhrë shërbimin zjarrfikës. Në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse të Fierit, por flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar zonën e banuar. Për neutralizimin e flakëve në ndihmë kanë ardhur edhe banorë të zonës me mjete rrethanore si dhe një zjarrfikëse  e Rroskovecit dhe një e kompanisë Albpetrol. Sipas Shefit të Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Fier , Zija Hyka, terreni i vështirë e bën të pamundur shuarjen e flakëve ndaj po ndërhyet me helikopter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds