Policia në Fier lajmëron se ka arrestuar shoferin 54-vjeçar, që dyshohet se ka përplasur dje për vdekje një këmbësor 63 vjeç.

Arrestimi i shoferit u bë pas hetimit, pas vdekjes së këmbësorit në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Lushnjë-Berat”, ku humbi jetën shtetasi N. H., 63 vjeç, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. I., 54 vjeç, drejtuesi i automjetit që përplasi 63-vjeçarin”, njofton policia.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds