Aksidentet fatkeqësisht janë bërë diçka me të cilën po përballemi çdo ditë. Shpesh herë përfshihen edhe mjetet e policisë në aksidente.

Dje rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

By RTV 4+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *