Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 20 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se ka përndjekur për një periudhë 2 mujore, një shtetase 17 vjecare.

Po këta specialistë shpallën në kërkim policor shtetasin E. T., 46 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, cannabis sattiva.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds