Të paktën një mijë njerëz u evakuuan pasi përmbytjet goditën rajonet veriore të Italisë.

 Moti ekstrem ka vazhduar të prekë edhe vende të tjera të Evropës Qendrore, si Polonia, Austria dhe Republika Çeke. Përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të Evropës ndërsa stuhia Boris vazhdon rrugën e saj të shkatërrimit.

Rreth një mijë njerëz u evakuuan në veri të Italisë pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të

Lumenjtë dolën nga shtretërit në provincat e Ravenës, Bolonjës dhe Faenzas – me zyrtarët lokalë që u bënin thirrje njerëzve të qëndrojnë në katet e sipërme të shtëpive të tyre ose t’i braktisin ato menjëherë.

 Të paktën 800 banorë të Ravenës dhe pothuajse 200 nga Bolonja e kaluan natën në streha provizore në shkolla dhe qendra sportive për shkak të përmbytjeve.

 Shkollat u mbyllën dhe trenat u pezulluan pasi moti ekstrem përfshiu rajonin. Banorët u këshilluan të shmangin udhëtimet dhe ta bënin punën nga shtëpia nëse është e mundur.

Në Republikën Çeke, zona të reja u vunë nën kërcënim pasi përmbytjet masive vazhduan të avancojnë në zonë. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan tha se një person tjetër u raportua i vdekur të enjten në verilindjen e vendit të goditur më rëndë – duke e çuar numrin e të vdekurve atje në pesë

. Në rajonin verilindor, ushtarët iu bashkuan zjarrfikësve dhe shërbimeve të tjera të urgjencës për të ndihmuar me përpjekjet për pastrim dhe rikuperim.

Helikopterët shpërndanë ndihma humanitare ndërsa ushtarët ndërtuan ura të përkohshme në vend të atyre që u rrënuan nga përmbytjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds