Paraditen e sotme u perkujtua 80-vjetori i krijimit të brigandës së 10 sulmuese ne Karbunarë.
80 vjet më parë në Karbunarë është formuar brigada e 10 sulmuese me formacione të disa batalioneve partizane. Brigada e 10 e krijuar në Karbunarë,përfshinte batalionin e Skraparit, Beratit , Dimalit, Kuçovës dhe treva e Myzeqesë.
Në lapidarin që përkujton këtë ngjarje sot,80 vjet më pas ishin mbledhur për t’a përkujtuar veteranë,pasardhës të të rënëve ,shoqatat e Beratit e te tjerë. Merrnin pjesë kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputetja e Lushnjes Lindita Buxheli.
Fjalen e hapjes e mbajti kryetarja e shoqatës së dëshmorëve të LANÇ Lushnjë Zonja shqipe Gjoshi
Te pranishmit i përshëndeti kryetarja e bashkisë dhe deputetja