Drafti që do të përjashtoj nga taksa e pasurisë së paluajtshme pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe invalidët tashmë është hedhur në konsultim. Lavdrim Sahitaj, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës dhe Pasurisë në Ministrinë Financave shpjegon kush përfiton.

“Kemi përjashtuar pensionistët, invalidët, ata që marrin ndihmë ekonomike, kemi përjashtuar nga taksa disa hotele që kanë brand-e turistike”, tha ai.

Taksa do të aplikohet sipas kategorive vazhdon zoti Sahitaj. Qytetarët dhe bizneset do të paguajnë  taksën e pasurive të paluajtshme duke iu përafruar çmimit te tregut. Për banesat parashikohet që të aplikohet një taksë që varion nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës.

“Për banesat jemi ende në diskutim është parashikuar, por propozimi është që të jemi në masë 0.1-0.2 % dhe për parcelat që janë për funksion tregtar të jenë nga 0.15-0.3% dhe për parcelat që janë prona bujqësore të jenë në njësinë 0.1-0.3 %”, tha ai.

Taksa e pronës për apartamentin e dytë parashikohet të jetë deri në dyfish më e lartë, ndërsa për banesën e parë parashikohet  një zbritje deri në 50%  të vlerës së banesës, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

“Për banesën e parë të gjithë qytetarët do kenë një bonus zbritje deri në 50% të vlerës së taksueshme të vlerës së pasurisë. I kemi të ndarë kategoritë sipas rretheve”, theksoi Sahitaj.

Këto ndryshime parashikohen të hyjnë në fuqi në vitin 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds