Prej disa ditësh ka nisur shpërndarja e fondeve ndaj blegtorëve fitues nga skema kombëtare, por shqetësimet për fermerët janë rritur për shkak se pagesat për krerë bagëti tashmë janë 6 mijë lekë , nga 10 mijë që u dhanë vitin e kaluar. Azhbr sqaroi së pagesat janë financime pjesore dhe se pjesa tjetër e fondeve do të jepet në vijim , por për blegtorët e Sektor- Seman në Fier, ky copëzim minon qëllimin e mbështetjes. Sipas tyre , segmentimi i pagesave humb qëllimin për të cilin jepet.

Kjo është një tallje dhe një vjedhje e hapur janë shprehur blegtorët të cilët në kulmin e zhgënjimit pohojnë se kurrë nuk kanë patur një ndihmë konkrete nga shteti dhe se ndjehen të braktisur në fatin e tyre. Teksa kanë apeluar për vëmendje nga institucionet përgjegjëse blegtorët kanë theksuar se nëse nuk do të kenë ndihmë sektori i blegtorisë do të shkojë drejt falimentimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *