Pas një ore protestë, ka përfunduar tubimi i opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën përpara Bashkisë së Tiranës rreth orës 11:00, ndërsa disa prej eksponentëve të opozitës mbajtën edhe fjalim.
Ashtu siç kanë bërë dhe më herët, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pas skandalit të dosjes 5D.
Në ndryshim nga protestat e tjera, nuk kishte tensione të forta dhe as fishekzjarre apo molotov në tubim.