Mbrojtja për inceneratorin e Fierit ka përfunduar këtë të hënë, ndërsa vendimi do të shpallet në datën 25 shtator ora 10:00.

21 të akuzuar, shumica e tyre kompani dhe shoqëri tregtare janë nën akuzë për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Gjatë seancës së 6 gushtit, ish ministri LLefter Koka kërkoi bashkë me avokatin pafajësi për të tre akuzat dhe heqje konfiskimi. Ai pretendoi se po akuzohet pa fakte penale dhe pa prova.

Më herët mbrojtjen e ka kryer edhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, i cili u vetëdeklarua i pafajshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *