Ditën e djeshme ashtu si në të gjithë vendin, përfundoi konkursi  kombëtar i gjuhës shqipe edhe në ZVAP Lushnjë për shkollat 9-vjeçare. Konkursi u zhvillua në dy faza, faza e parë brenda shkollave, dhe faza e dytë ndërmjet shkollave të bashkisë. Morën pjesë në fazën e dytë 33 shkolla nga 35  që ka gjithsej bashkia Lushnjë. Faza e dytë e konkursit filloi në datën 20 mars dhe përfundoi në datën 29 mars. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit vlerësimi u dha me pikë.

Juria e përbërë nga mësuesit Zhaneta Këmbora, Blerina Lila, Valter Dauti dhe inspektorja e zyrës arsimore Erisilda Puka vlerësuan shkollat që u paraqitën më mirë në këtë konkurs. Në përfundim u shpërndanë certifikata për fituesit, certificatë vlerësimi shkolla “Rako Gjermeni”, dy vendet e treta: shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” dhe shkolla “Foto Puka”, vendi I dytë shkolla “Kongresi i Lushnjës” dhe vendin e parë e mori shkolla “ Skënder Libohova”.

Ishte e pranishme edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Zeniola Hoxha e cila falenderoi të gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Shkolla e cila fitoi vendin e parë do të përfaqësojë bashkinë Lushnjë në fazën tjetër në rang qarku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds