Një vatër zjarri ka djegur sipërfaqe me ullishte këtë paradite në fshatin çiflik njësia administrative Fier-Shegan. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ndërprenë rrugën e flakëve drejt banesave të lagjes së shkollës. Çdo vit zjarri nuk ka munguar në këtë kodër. Në këto momente zjarri është izoluar dhe pi shuhen vatrat e fundit. Rreth 2 hektarë ullishte janë përpirë nga flakët e zjarrit. Përveç zjarrfikësvetë Lushnjes me dy mjete kanë mbërritur me urgjencë dhe forcat e rendit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm në këtë pjesë të kodrave pranë vendit ku hidhen mbeturina në dalje të fshatit çiflik gjë që e konfirmon dhe një banore e zonës.

Zjarret ditët e fundit janë bërë gangrenë në Lushnje ku janë djegur hektarë të tëra pyll në Lekaj,mbi 30 hektarë ullishte ditën e djeshme në Lushnje dhe Karbunarë.

Sipas burimeve për zjarrin e djeshëm në kodrat e ullishteve në Lushnje dhe Karbunarë policia ka ndaluar një shtetas që fillimisht  ka ndezur zjarr në pronën e tij në kodrën e Bajameve dhe më pas zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur hektarë të tërë me ullishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds