Një kamion digjet në autostradën Lushnjë- Fier në afërsi të kryqëzimit “Pushimi i shoferit”.
Mjeti me targa aa 179 td ka marrë flakë në ecje. Pasi e ka nxjerrë nga rruga në një xhep, drejtuesi i mjetit ka dal pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrfikësit.
Kanë qënë zjarrfikësit ata që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve,gjithsesi kabina dhe motori i trajlerit janë shkrumbuar plotësisht.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit si dhe për të disiplinuar trafikun. Gjithsesi, nga të dhënat paraprake policia mendon se shkak mund të ketë qënë një defekt teknik në mjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds