Një autobot i cili ka qenë duke lëshuar karburantin papritur ka marrë flakë në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë.
Flakët nuk kanë përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll.
Raportohet për një person të lënduar lehtë, pasagjer në autobot.
Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vendosur nën kontroll flakët.