Donaldson doli para një hetimi paraprak të mërkurën, dhe do të dalë në gjyq më 10 shtator, sipas një deklarate dërguar CNN nga Shërbimi i Gjykatave dhe Tribunaleve të Irlandës së Veriut.
Ai dha dorëheqjen si lider i Partisë Unioniste Demokratike (DUP) në mars pasi u akuzua për 11 vepra seksuale.Që atëherë, politikani është akuzuar për shtatë vepra të tjera. 18 veprat përfshijnë: një akuzë për përdhunim, 13 akuza për veprime të pahijshme ndaj një vajze të vogel dhe katër akuza për veprime të turpshme ndaj një fëmije tjetër.
Donaldson u pyet në gjykatë nëse donte të komentonte mbi akuzat, dhe përgjigja e tij ishte: “Jo në këtë fazë.”Gruaja e tij Eleanor Donaldson gjithashtu do të dalë në gjyq në shtator, pasi është akuzuar për ndihmë dhe nxitje përdhunimi.
Donaldson drejtoi DUP-në nga viti 2019, gjatë pjesës më të madhe të procesit të trazuar të Brexit-it, duke shprehur rregullisht kundërshtimin e tij ndaj Protokollit të Irlandës së Veriut, një pjesë kyçe e marrëveshjes së tërheqjes së Brexit që siguroi se nuk kishte kufi të fortë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Të dy Donaldson dhe gruaja e tij kanë mohuar më parë të gjitha akuzat.