Për më shumë se 90 minuta, presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump u përballën në një debat televiziv në Atalanta, i konsideruar historik dhe më fatali në historinë e SHBA-së, pasi nuk munguan tonet e ashpra dhe akuzat ndaj tyre.

Ekonomia ishte tema e parë për të cilën Biden dhe Trump diskutuan. Ish presidenti tha se SHBA ka një deficit të jashtëzakonshëm, por u kundërshtua menjëherë nga presidenti aktual i cili u shpreh se ekonomia amerikane po lulëzon dhe shtoi se të pasurit po paguajnë më shumë taksa.

Aborti ishte një temë e nxehtë. Trump tha se nuk do ta bllokonte vendimin e gjykatës supreme dhe se kjo do të varet nga vetë shtetet. Nga ana tjetër, Biden e cilësoi të tmerrshme deklaratën e tij, pasi vendimi për abortin duhet të merret nga mjekët, jo nga politikanët.

Më pas debati u përqëndrua tek emigracioni ku Biden theksoi se që pasi Trump la detyrën e presidentit, ka rënë me 40% numri i emigrantëve ilegalë në SHBA, si dhe akuzoi Trump se ka vrarë 3 shtetas amerikanë në kufi. Trump iu kundërpërgjigj duke thënë se në kufi janë vrarë terroristë. në lidhje me politikën e jashtme, Trump tha se do ta zgjidhë konfliktin Rusi-Ukrainë përpara janarit. Biden deklaroi se ish-presidenti i ka thënë Vladimir Putinit që të bëjë ç’të dojë.

Ndërsa për konfliktin Izrael-Hamasi, Biden tha se duhet një armëpushim i menjëhershëm me faza. Trump deklaroi se kur ishte ai në pushtet, vendi nuk ishte në luftë dhe terror. Trump nuk kurseu akuza ndaj Biden për lidhjet e tij me Kinën. ndërsa të pyetur për moshën, presidenti sfidoi ish-presidentin duke i kërkuar që të bëjnë një garë së bashku. Debati ishte një shans për Biden dhe Trump që të flisnin për planet dhe vizionin e tyre për SHBA dhe të bindin votuesit e pavendosur. I radhës është caktuar të mbahet më 10 shtator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds