Viti 2025 erdhi me një lajm të bukur në Lushnjë.Fëmija e parë që lindi në maternitetin e spitalit të Lushnjës ishte vajzë. Ajo lindi pak minuta pasi akrepat e orës shënuan nisjen e vitit të ri kalendarik. Vajza ka qenë fëmija e gjashtë e familjes Mehmeti që ka gëzuar familjarët dhe të afërmit. Nëna Drita ka edhe 4 vajza e një djalë dhe babai, Astriti uron që Shqipëria të shtohet ashtu si familja e tij.
Sakaq në urgjencën e spitalit të Lushnjës gjatë natës së ndërrimit të viteve ka pasur gjashtë raste me dëmtime të lehta e të papërfillshme nga përdorimi i materialeve piroteknike ndërkohë nuk është shënuar ndonjë incident me pasoja serioze për jetën,ndërsa ka pasur dhe një rast me tejkalim të përdorimit të pijeve alkoolike.