Gara për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa vjen e bëhet më e ngushtë.

Tashmë, për herë të parë që nga fillimi i fushatës, zv. presidentja Kamala Harris ka parakaluar në baste kandidatin republikan, Donald Trump, sipas asaj që njofton “FOX Business”.

Që nga mëngjesi i së hënës, Harris e kaloi Trumpin si favorite me shanse për të fituar presidencën në BetUS me 55%. Bookmakers-at në faqen e parashikimeve PolyMarket gjithashtu favorizuan Harris të hënën, duke i dhënë asaj një shans 51% për të fituar garën, krahasuar me 46% të Trump.

Në PredictIt, bookmakers-at i japin Harris një shans 59% për të fituar, ndërsa shanset e Trump ranë në 43%.

“Jo vetëm që Harris është tani kryesuese në shanset e basteve, por ajo është gjithashtu lider për sa i përket numrit total të basteve të vendosura, gjë që është një arritje mbresëlënëse duke marrë parasysh se ajo u bë e nominuara zyrtare vetëm një javë më parë”, tha drejtori i marrëdhënieve me publikun i BetUS, Tim Williams, për “FOX Business”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds