Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 425 milionë dollarëve, duke regjistruar ndihmën e 69-të me radhë për këtë vend, prej vitit 2021.

Ky njoftim është bërë vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë rëndësi të madhe për vazhdimësinë e ndihmës amerikane për Ukrainën.

Komentet përmbyllëse që janë bërë në fushatë nga ish-presidenti, Donald Trump, i nominuar i republikanëve për president, kanë vënë në pah dallimet e thella me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, e nominuar e demokratëve për presidente, kur është fjala për ndihmën e shtetit për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që dy vjet e gjysmë.

Trump është raportuar të ketë thënë në Miçegen se “ata na kanë shtyrë në Ukrainë. Ne nuk është dashur të ndërhyjmë kurrë në Ukrainë. Nëse do të isha president, nuk do të përfshiheshim në Ukrainë”.

Shtetet e Bashkuara janë lidere në ofrim të ndihmës për Ukrainën, si financiare, ashtu edhe ushtarake, por nuk është raportuar të kenë dërguar ndonjëherë trupa ushtarake atje.

Harris dhe disa republikanë me ndikim kanë insistuar që mbështetja amerikane është thelbësore për mbrojtje të demokracisë dhe dhënie fund të agresionit rus në Evropë dhe Perëndim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds