Zgjedhjet e 11 majit dhe frika për krime dhe korrupsion zgjedhor, apo përdorim i shtetit në këto zgjedhje, ka bërë që Partia Demokratike t’i drejtohet sot kryeprokurorit Olsi Çela.
Përfaqësuesit demokratë, deputeti Oerd Bylykbashi dhe drejtuesi politik për qarkun e Korçës, Ivi Kaso i kanë kërkuar kryeprokurorit t hartojë një plan masash me qëllim ndaljen apo tkurrjen e këtyre krimeve.
Në një deklaratë për mediat pas takimit, Bylykbashi theksoi se kjo prokurori mbulon gamën më të madhe të krimeve zgjedhore dhe duhet të veprojë tani në mënyrë konkrete dhe jo pas zgjedhjeve.