Grupi 490 i Kompanisë Albpetrol në Zharrëz, Bashkia Patos është një ndër ndotësit kryesorë të ambientit duke u kthyer në shqetësimin më madhor për banorët e zonës.
Ata tregojnë se kjo është një ndotje shumëvjeçare. Banorët thonë që me këtë ndotje bashkëjetojnë prej vitesh ndërkohë që ankesave të tyre nuk u përgjigjet askush.
Për ambientalistin Qani Rredhi kjo katastrofë mjedisore e cila bëhet edhe më problematike gjatë stinës së verës është si pasojë e papërgjegjshmërisë ndër vite të Kompanisë Albpetrol, ndërkohë që ka theksuar faktin se ndotja ka qënë shkaktari kryesor i 12 vdekjeve vetëm brenda dy muajve vitin e shkuar.
Grupi 490 është një ndër 6 pikat e nxehta ndotëse në zonë, çka ka detyruar një pjesë të banorëve të braktisin shtëpitë e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds