Një ngjarje e rrallë e padëgjuar më parë ka ndodhur në qytetin e Patosit. Një shtetase raportohet të jetë përfshirë në një aksident rrugor, fatmirësisht pa rrezik për jetën, por ka humbur automjetin e saj. Sipas njoftimit të policisë së Fierit, përgjegjës për këtë rast është një 50-vjeçar, i cili është përplasur me zonjën në fjalë, duke i dëmtuar automjetin. Ky i fundit duke qenë fajtor për përplasjen i ka kërkuar drejtueses së automjetit tjetër të mos kërkojë ndihmën e policisë, pasi ai do të merrte përsipër kostot e rregullimit të automjetit të saj. Në mirëbesim, gruaja ka lejuar që 50-vjecari të merrte për të riparuar automjetin e saj, por nga ai moment ka humbur kontaktet me të. Kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, drejtuesja e mjetit shkoi në polici dhe denoncoi rastin. Blutë e Patosit e kanë shpallur në kërkim 50 vjeçarin, ndërsa rastin po e heton edhe Prokuroria e Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds