Detaje të reja janë zbuluar nga dinamika e marrëdhënies së komplikuar mes ish-efektivit të forcave Shqiponja, Erjon Goxhara dhe bashkëshortes së tij, që kulmoi me plagosjen e ndodhur te Komuna e Parisit të inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta.
Nipi i këtij të fundit ka deklaruar se daja i tij, Erjon Goxhara, ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda.
Beqiri ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij, shpeshherë ka shprehur mendime suicidale. Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre.
Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj, sipas nipit të efektivit.
Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit.