Në Durrës është mbajtur një protestë homazh për gratë e vrara.Në vendin ku gjet e vrarë 32-vjeçarja Luljeta Preza janë ndezur qirinj.
Qytetarët në shenjë proteste janë shfaqur me pankarta në të cilën shkruhej, “Luftë Feminicidi”; “Tutorët me toga të zeza çfarë thonë”.
Gjithashtu shoqatat dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj grave.
32-vjeçarja Luljeta Preza u gjet e vrarë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës. “Ura e Dajlanit” në Durrës është bërë një vend strehim i punonjësve të seksit.