Ky kopësht u rikonstruktua me fondet e bashkisë Lushnjë, vlera e materialeve kapi vlerën e 5 milion lekëve të reja, ndërsa punimet u kryen nga punonjës të ndërmarjes përkatëse në bashki. Punimet filluan në muajin qershor të vitit të kaluar dhe përfunduan në muajin shkurt të këtij viti. Rikonstruksioni përfshiu thuajse gjithë ndërtesën, suvatim të plotë, muret dhe tavanet, shtrimi i dyshemesë, korridoret me pllaka ndërsa dhomat me parket. Elektriket, hidrosanitaret, dyert dhe dritaret të gjitha të reja. U shtuan dhe 3 tualete përveç atyre ekzistuese, kuzhina me të gjitha paisjet të reja dhe sistemi i ngrohjes u vendos me kondicioner. Është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamera 24 orë. Kopështi ka rreth 160 fëmijë, të ndarë në 6 grupe, 4 me ushqim dhe fjetje dhe dy grupe pa ushqim.