Partia Demokratike ka kërkuar që në kuadër të Mosbindjes civile, të shtunën në orën 12:00 të mbahet një protestë në Shkodër, ngjarje kjo që vjen pas atentatit të ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet, ku humbën jetën tre persona dhe një person është plagosur.

Protesta parashikohet të jetë e qetë dhe mes saj synohet përcjellja e mesazhit kundër ngjarjeve kriminale në këtë qytet, për të cilën PD akuzon policinë, se ka lënë të lirë kontigjentët e krimit.

“Protesta nis nga bashkia dhe në heshtje do të drejtohet drejt pedonales.
Protestë e qetë që do të kërkojë më shumë të japë mesazhe dhe të shprehë kundërshti me ngjarjet në Shkodër ku PD ka akuzuar policinë, duke u shprehur se dihen autorët e ngjarjeve por janë lënë qëllimisht të lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds